Saturday, June 28, 2025

Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë regjistrohet si vrasje

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në hotelin ”Gloria” në Qerret, ku u gjetën pa shenja jete 4 turistë rusë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se drejtësia shqiptare e ka regjistruar për veprën penale të vrasjes vdekjen e turistëve.

Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë, ndërsa si pistë kryesore mbeti ajo e asfiksisë nga klori në pishinë.

Ditën e sotme, pritet që Mjekësia Ligjore të nxjerrë ekspertizën, për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e turistëve.

Grupi hetimor po bashkëpunon dhe me ambasadën ruse dhe autoritetet përkatëse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe veçanërisht aktivitetin profesional të dy burrave.

Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousovu u gjetën të pajetë natën e 14 tetorit brenda saundës së hotelit “Gloria” në Qerret.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë