Tuesday, December 3, 2024

UEFA bën parashikimin, si pritet të jenë formacionet në ndeshjen Kroaci-Shqipëri

UEFA ka bërë parashikimet për formacionet që mund të zbresin në fushë në ndeshjet e ardhshme të EURO 2024, një ndër to, edhe ajo midis Kroacisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 19 qershor në Hamburg.

Sipas UEFA-s, kuqezinjtë do të kenë ndryshime në formacion. Strakosha; Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Bajrami, Ramadani; Laçi, Manaj, Asani, pritet të jetë formacioni, shkruan UEFA në faqen e saj zyrtare.

Ndërsa Kroacia pritet të luajë me formacionin, Livaković; Stanišić, Šutalo, Gvardiol, Sosa; Modrić, Sučić, Kovačić; Majer, Budimir, Kramarić.

Mëngjesin e kësaj të marte, kuqezinjtë u nisën për në Hamburg, ku pritet të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes së të mërkurës, që do të luhet në orën 15:00.

Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Italisë, me shifrat 2-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Nedim Bajramin, kampionët e Evropës e kthyen rezultatin.

Pavarësisht kësaj, goli i Bajramit hyri në histori, si goli më i shpejtë i shënuar në ndonjë kampionat evropian, vetëm në sekondën e 23.

Grupi B, i cilësuar si grupi i ferrit, kryesohet nga Spanja me 3 pikë, ndjekur nga Italia po me 3 pikë. Shqipëria dhe Kroacia renditen respektivisht në vendet 3 dhe 4, me zero pikë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë