Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, deri në përfundim të hetimeve, për prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Zarka ka mohuar akuzat e prokurorisë ndaj tij.
Zarka dhe tre personat e tjerë të shpallur në kërkim me urdhër të spak, rezultojnë të përfshirë në 8 raste të korrupsionit apo ndikimit tek njerëzit e drejtësisë për të lehtësuar pozitat penale të personave të arrestuar.
Sipas prokurorisë së Posaçme është provuar në të paktën 4 raste që Zarka ka ndërhyrë në dosjen e njohur ndryshe si Toyota Yaris, që në verën e 2018-tës u kapën 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.
Po kështu ndeërhyrje ka patur edhe për hetimin pasuror ndaj një personi të njohur të botës ë krimit siç është Suel Çela apo edhe në një rast të kultivimit të kanabaisit.
Mësohet se në prokurorinë e posaçme kanë mbërritur informacione nga autoritet belge që I kanë kërkuar homologëve shqiptarë identifikimin e disa personave që janë implikuar në dosjen e njohur ndryshe si Toyota Yaris.