Thursday, November 21, 2024

Turqia kërcënon Greqinë me luftë: Për 5 orë, na keni në Athinë

Mediat greke shkruajnë se një anëtar i kryesisë së partisë në pushtet turke, AKP të Rexhep Tajip Erdoganit ka kërcënuar Greqinë me luftë.

“Grekët thonë se do të lëshojnë raketa. Po ta shohim një herë. Për 5 orë, ne jemi në Selanik. Për 5 orë, jemi në Athinë. Çfarëdo që të bëjnë ata”, citohet të ketë thënë Metin Kiulunk.

Skai TV thekson se Ankaraja i është kthyer retorikave provokuese me zëdhënësin e qeverisë Omer Celik që e akuzon Greqinë për emigracionin, dhe Bashkimin Europin i cili zgjedh të qëndrojë indiferent. “Forcat greke po tërheqin dhe shpojnë gomonet e emigrantëve.

Ato po çojnë njerëz të pambrojtur drejt vdekjes. E gjithë kjo ndodh përpara syve të NATO-s. BE-ja rri e vështron. Pa rojet bredegtare turke, këta njerëz do të kishin vdekur”, është shprehur ai. Athina nga ana e vet e quan këtë “propagandë turke” që sipas saj, nuk bind askënd.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë