Thursday, November 21, 2024

Turqia: Jemi ende të interesuar për të blerë avionë luftarakë evropianë

Turqia është ende e interesuar që të blejë 40 avionë luftarakë të llojit Eurofighter Typhoon, tha një zyrtar i Ministrisë turke të Mbrojtjes, pasi Shtetet e Bashkuara avancuan procesin e shitjes në Ankara të avionëve F-16.

Avionët amerikanë F-16 pritet t’i kushtojnë Turqisë 23 miliardë dollarë, shkruan REL.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Turqia tha se po bisedon me Britaninë dhe Spanjën për të blerë avionët Typhoon, edhe pse Gjermania kishte kundërshtuar shitjen e këtyre fluturakeve luftarake për Ankaranë. Atëbotë, burimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë thanë se bisedimet kishin nisur pasi Ankaraja e pranoi se kërkesa për blerjen e avionëve amerikanë F-16, që fillimisht ishte bërë në tetor të vitit 2021, mund të mos pranohej.

Javën e kaluar administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, zyrtarisht njoftoi Kongresin për synimin që të procedojë me shitjen në Turqi të 40 avionëve F-16, të prodhuar nga Lockheed Martin, dhe komponentë të tjerë ushtarakë.

Njoftimi i administratës amerikane u bë një ditë pasi Ankaraja përfundoi procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë