Sunday, June 29, 2025

Tregtonte armë zjarri dhe municione luftarake për grupet kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar, Lorenc Lupo është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Baza’.

Ky shtetas, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

38-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Operacioni  u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Kush është Lorenc Lupo?

Lupo është person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2011 është arrestuar nga Policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje.

Prej kohësh, ai ishte nën vëzhgim nga policia, teksa më pas u zbulua se në banesën e tij, modifikonte armë që ua tregtonte grupeve kriminale në Durrës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë