Një gol i Davinson Sanchez i dha Tottenhamit të Antonio Contes një fitore në minutën e 96-të të ndeshjes ndaj Ëatford në shtëpinë e këtyre të fundit.
Përcaktues ishte goli i shënuar nga kolumbiani në minutën e 96-të në ndeshjen kundër Ëatfordit, tani Spurs janë në 33 pikë në renditje, -2 nga Arsenali por me dy ndeshje më pak se Topçinjtë.
Në turin e radhës, më 16 janar, do të jetë derbi londinez ndaj skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.
Por, sfida e sotme pati edhe shumë polemika sepse Joao Pedro u pengua në zonë nga Lloris teksa e kaloi me top duke e dërguar sferën ne drejtim tjetër.
Polemika pafund, Ranieri shpërthen, por arbitri bën me shenjë se nuk konsiderohet pengim me qëllim dhe se topi është larg sulmuesit.