Tuesday, March 19, 2024

Thirrja e Sali Berishës: Shqipëria shpëtohet me revolucion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur në publik për herë të parë para të rinjve, pasi sulmit që iu bë nga një qytetar në protestë, më 6 dhjetor.

Në fjalën e tij në kuvendin e FRPD-së, Berisha, i cili kishte vendosur syze për të fshehur plagën në fytyrë, u tha të rinjve se Shqipëria shpëtohet me revolucion.

Sipas tij, vendi shpëtohet nga guximtarët të cilët do të përballen me regjimin e kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve”, theksoi ndër të tjera kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë