Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Proganat të Tepelenës mbasditen e kësaj të diele.
Një 52-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik.
Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.