Saturday, September 7, 2024

Tensione në Kuvend/ Deputetët e përjashtuar përplasen me Gardën, shumica miraton rregullore të re

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur të enjten një seancë, mes tensionesh të ngritura e përplasjesh fizike të deputetëve të grupimit “Rithemelimi”, pjesë e opozitës në Shqipëri, me pjesëtarët e Gardës së Republikës, që në hyrje të Kuvendit.

Shkak për përplasje fizike u bë tentimi i 13 deputetëve të përjashtuar të këtij grupimi për të hyrë me forcë, duke deklaruar se nuk e njohin vendimin e Komisionit të Etikës të Kuvendit të Shqipërisë.

Komisioni i ka përjashtuar 13 deputetë – Gazment Bardhin, Sali Berishën, Flamur Nokën, Edi Palokën, Albana Vokshin, Elda Hotin, Ervin Salianjin, Bledion Nallbatin, Asllan Dogjanin, Lefter Gështenjën, Isuf Çelajn, Luan Baçin dhe Xhelal Mziun – për shkak të kaosit që kanë krijuar në seancat e mëparshme.

Ata kanë ndezur flakadanë dhe janë përplasur apo kanë qëlluar me mjete të ndryshme drejt punonjësve të Gardës dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Garda nuk i lejoi të futen në seancë dhe kjo shkaktoi përplasje, me ç’rast u thyen edhe xhamat e derës kryesore të Kuvendit.

Deputetët e përjashtuar u përpoqën të hynin përmes derës dytësore, por nuk arritën, ndërsa nuk munguan debatet me deputetë të shumicës, që kërkonin të hynin për të marrë pjesë në seancë.

Ndërkaq, deputetë të tjerë të opozitës, ndaj të cilëve nuk kishte masë ndëshkuese, iu nënshtruan një kontrolli të rreptë nga punonjësit e Gardës, për të mos lejuar futjen e gjësendeve të paligjshme, si flakadanë, sprej apo mjete tjera piroteknike siç ka ndodhur në seancat e kaluara.

Megjithatë, disa prej tyre ia dolën të fusin në sallë flakadanë që i ndezën sapo nisi seanca.

Punimet për seancën e Kuvendit nisën mes zhurmës së një pjese të deputetëve të opozitës, që godisnin tavolinat, duke bërë thirrje për anulim të seancës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë