Saturday, July 27, 2024

Tension para fillimit të seancës/ Garda përplaset me deputetët që mbështesin Berishën: Keni flakadanë

Deputetë të opozitës, të cilët mbështesin Sali Berishën, janë konfrontuar me Gardën e Republikës, para hyrjes në sallën e Kuvendit, ku do të zhvillohet seanca plenare.

Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi e disa të tjerë kanë krijuar tension pa hyrë ende në sallë.

Ata nuk kanë pranuar që të kontrollohen nga gardistët, të cilët dyshojnë se deputetët opozitarë kanë flakadanë me vete.

“E çfarë pastaj? Nuk është armë. Lëre të hyjë”, është dëgjuar t’u thotë Bardhi gardistëve.

Këtë të hënë, në Kuvend do të zhvillohet seanca për çështjet e zgjedhësve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë