Sunday, February 25, 2024

“Të përgatitemi për Kongres Zgjedhor”, Rama: Asamble dhe Kryesi e re, në pranverë të vijmë me plan rinovimi në forumet e larta të partisë

Kryeministri Edi Rama paralajmëron rinovim të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e kësaj force politike, kreu i qeverisë deklaroi se socialistët duhet të përgatiten për Kongres Zgjedhor në pranverën e vitit të ardhshëm.

Rama tha se do të ketë asamble dhe kryesi të re, teksa shtoi se në Kongresin Zgjedhor duhet të vihet me një plan rinovimi ne forumet e larta të partisë.

“Ne duhet të fillojmë vitin e ardhshëm shumë seriozisht punën me platformën që u prezantua këtu, na duhet një anagzhim shumë serioz. Duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi një Kongres Zgjedhor, për të pasur asamble të re, për të pasur kryesi të re. Ne nuk na shkon më, që të themi, ejani, jemi të hapur dhe që fatkeqësisht, shumëkush nga ata që na votojnë, të mos kenë besim se ne jemi vërtet të hapur. Ne nuk na shkon më që t’i duam, nga larg dhe t’i respektojmë, t’i dëgjojmë nga afër vetëm kur vjen periudha e zgjedhjeve, njerëzit e punës, njerëz e Shqipërisë që jetojnë jashtë administratës shtetërore, meritojnë të bëhen pjesë aktive e Partisë Socialiste nëse dëshirojnë.

Ne nuk na shkon për shkak se u bë kaq vite në drejtim, të njehsojmë partinë me administratën, në kuptimin, jo në drejtimin e partisë. Drejtor në një institucion, kryetar partie. Jo, nuk ka arsye. Partia është shumë më tepër sesa thejsht dhe vetëm një fushatë dhe makinë elektorale. Ne duhet shumë seriozisht të punojmë dero në pranverë. Në pranverë të vijmë me një plan rinovimi ne të gjitha formuet e larta të partisë”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë