Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho thotë se aktualisht është i fokusuar vetëm te kampionati evropian, EURO 2024 dhe se për kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), do të diskutojë pas përfundimit të kompeticionit.
Gjatë një konference për shtyp nga Austria, aty ku kombëtarja po zhvillon fazën përgatitore, Sylvinho u shpreh se të luash kundër Italisë, është një motivim shumë i madh.
“Fakti që luajmë me Italinë, karikimi është 100 përqind, motivimi është shumë i madh. Mendoj që fakti që luajmë me Italinë, të jep të gjithë motivimin e duhur. E dimë shumë mirë që Italia ka një fanelë të rëndë, për ne është e rëndësishme të përgatitemi mirë. Të gjitha energjitë tona duhet të foksuet te ndeshjet tona. Jemi 100 përqind të foksuar te Europiani.
Nuk jam aspak i shqetësuar për pjesën e kontratës, kemi përpara një turne shumë të bukur. I gjithë ky rrugëtim ka qenë mjaft i bukur. Për momentin jemi të foksuar vetëm te Europiani, më pas do të diskutojmë”, theksoi Sylvinho.