Në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.
Për ta lehtësuar sa më shumë këtë proces, për tatimpaguesit të cilët sipas VKM nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, konkretisht janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës me para në dorë:
- Lista e artikujve: Në menunë “Të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nën-menuja “Lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj.
- Në menunë “Faturat”, opsioni “Lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura të tilla si; Njësia e Biznesit, Operatori. Tatimpaguesi shton artikuj, të cilat i ka regjistruar paraprakisht sipas pikës 1 më lart, duke kërkuar në listën e produkteve/shërbimeve nëpërmjet kodit apo emërtimit.
- Pas përzgjedhjes së artikullit, tatimpaguesi ka mundësinë të përcaktojë sasinë e ofruar dhe zbritjet e ndryshme që mund të aplikojë për klientë të caktuar, për çdo artikull.
Lëshimi i faturës së thjeshtuar
Për lëshimin e faturës së thjeshtuar kliko në menynë “Faturat” dhe në nënmenynë “Lësho faturë” dhe hapet forma për lëshimin e Faturës së thjeshtuar, siç shfaqet në figurën e mëposhtme.

Lëshimi i faturës së thjeshtuar:
Për faturën e thjeshtuar duhet të plotësohen fushat e detyrueshme si: Artikulli dhe Mënyra e Pagesës. Për të vendosur artikullin në faturë kliko butonin “Shto Artikull”. Artikulli duhet të zgjidhet nga lista e produkteve, siç është treguar në figurën e mëposhtme.
Shtimi i artikujve;
Për të shtuar artikullin mjafton ta kërkoni nëpërmjet emrit ose kodit të artikullit.
Në faturë duhet të zgjidhet edhe metoda e pagesës. Kliko në butonin “Shto mënyrën e pagesës” dhe në dropdown shfaqen tre menyrat e pagesës, siç ilustrohet në figurën e mëposhtme.
Mënyra e pagesës;
Përzgjidh një nga mënyrat e pagesës dhe kliko butonin “Konfirmo”. Pas këtij veprimi aktivizohet butoni “Regjistro faturën”. Kliko butonin “Regjistro faturën” dhe fatura e thjeshtuar ruhet dhe fiskalizohet, siç është treguar në figurën e mëposhtme./Revista Monitor