“Meqë takimi me me Vuçiçin nuk u realizua më 19 korrik, shpresojmë që të mbahet në fund të muajit gusht”.
Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Sipas Kurtit, takimi i 19 korrikut ka dështuar për shkak se Beogradi e ka refuzuar atë.
“Unë jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtoj në Bruksel për takimin e radhës të përgatitur mirë për çështje bilaterale dhe një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet me datën 19 korrik, mirëpo nuk u mbajt për shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi një mujore. Pra, në vend se të ndodhë takimi me 19 korrik, tash shpresohet që mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, theksoi ai.
Ndërsa, Vuçiç ka deklaruar se nuk ka çfarë të dialogojë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për sa kohë ai do të qëndrojë në krye të qeverisë.
Vuçiç u shpreh i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, teksa shtoi se do të bëjë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.