Sunday, June 29, 2025

Takimi i NATO-s, Rama në Shkup: Mblidhemi në një moment krizash që mund të rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse në Shkup, pak para fillimit të takimit të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.

Rama u shpreh se vëmendja duhet të fokusohet te mbrojtja dhe ruajtja e paqes, për ta bërë paqen përfundimtare dhe të qëndrueshme.

“Së pari dëshiroj që në gjuhën shqipe t’u uroj të gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën bekuar të Alfabetit. Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që sot mblidhemi këtu në këtë moment jo të lehtë për të gjithë, një moment luftërash dhe krizash të rënda, që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejt edhe anën tonë, një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme, po sidoqoftë një paqe dhe të vëmë të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, theksoi Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë