Saturday, June 28, 2025

Sveçla: Kërkimi i sulmuesve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar

Tre sulmues mbetën të vrarë në operacionin e sotëm në Banjskë, ndërsa u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje, bëri të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, dy nga të arrestuarit janë “të plagosur, me uniformë dhe të armatosur”

Duke folur për gazetarët nga pjesa veriore e vendit, Sveçla tha se aksioni në kërkim të sulmuesve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar.

“I gjithë territori i vendit është vendosur nën kontroll”, tha ministri i Brendshëm.

Ai tha se ka informacione se bëhet fjalë për “grup terroristësh”.

Policia e Kosovës, tha ai, ka zbuluar edhe një sasi të madhe armatimi.

“Lirisht mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues tjerë. Do të thotë, përgatitjet ishin që një kohë, në mënyrë masive, që të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe seriozisht ta cenojnë integritetit teritorial”, tha Sveçla.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë