Surprizë në Kupën e Anglisë. Uest Hami ka eleminuar Mançester Sitin në 1/8, ndëra ekipet “big” si Totenhemi, Liverpuli, Leiçesteri kanë kaluar më tej së bashku me Brentfordin.
Siti nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, ndërsa nga penalltitë, Foden gaboi duke bërë që skuadra e drejtuar nga Guardiola të eleminohet, ndërsa Uest Ham të kualifikohej më tej.
Totenhemi fitoi minimalisht 0-1 ndaj Bërnlit në transfertë. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Lukas Moura në pjesën e dytë.
Liverpuli mposhti 0-2 Preston në transfertë, falë golave të Minamino dhe Origi në fraksionin e dytë të sfidës. Fitore të rëndësishme mori edhe Brendfordin 1-2 ndaj Stoke, ndërsa Leiçesteri u kualifikua me penallti pasi koha e rregullt ndaj Brajtonit u mbyll në barazim 2-2. 5 ekipet kalojnë kështu në raundin tjetër, ndërsa do të pritet hedhja e shortit për të parë përballjet e radhës.