Thursday, November 21, 2024

“Sulmi i Hamasit, më terroristi që nga 11 shtatori”, Netanyahu: Pasoja nëse Hezbollahu i bashkohet luftës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilloi një konferencë për shtyp në Tel Aviv, me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Gjatë fjalës së tij, Netanyahu u shpreh se sulmi i Hamasit më 7 tetor ishte “sulmi më i keq terrorist që bota ka njohur që nga 11 shtatori”, shkruan Sky News.

Netanyahu paralajmëron se konflikti “mund të jetë një luftë e gjatë”, por thotë se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të shmangur viktimat civile.

“Kur kjo të përfundojë, populli i Izraelit do të rindërtojë komunitetet e tij dhe populli i Gazës nuk do të jetojë më nën tiraninë e Hamasit,” shtoi ai.

Netanyahu pati një paralajmërim për grupin militant libanez Hezbollah.

“Nëse Hezbollahu bën gabimin që t’i bashkohet kësaj lufte në një mënyrë domethënëse, do të pendohet”, tha Benjamin Netanyahu në konferencën për shtyp.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë