Sunday, September 8, 2024

SPAK ngre akuza për korrupsion ndaj Sali Berishës. Arrestohet dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi

Me dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha është vënë nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit. 

Me kërkesë të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe me aprovimin e Gjykatës së Posaçme, në pranga për të njëjtën dosje u vu Jamarbër Malltezi, i cili ndër të tjera akuzohet edhe për pastrim parash. Malltezi u ndalua në aeroportin e Rinasit ku po priste bashkëshorten e tij që kthehej nga një vend i Bashkimit Europian.

Në vendimin e lëshuar nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, SPAK gjithashtu vuri në sekuestro edhe pasuritë në pronësi të Malltezit.

Detyrim për t’u paraqitur me dyshimet e përfshirjes në korrupsion, u caktua nga gjykata edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërtues dhe bashkëpronar i ndërtimeve të bëra në ish-Kompleksin “Partizani”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë