No menu items!

Sot balotazhi në PD, zgjidhen kandidatët për gjashtë bashki të vendit

Demokratët hyjnë sot në fazën përfundimtare të primareve, atë të balotazhit, ku gara mes dy kandidatëve do të zhvillohet në gjashtë bashki të vendit.

Në primaret e 4 dhjetorit, asnjë prej kandidatëve në bashkitë Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat, nuk arriti të marrë të pakën 50+1% të votave për t’u certifikuar si kandidati zyrtar i koalicionit PD-PL në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Për këtë arsye, mes dy kandidatëve më të votuar të këtyre bashkive, do të ketë një tjetër përballje kokë më kokë.

Për bashkinë e Fushë-Arrëzit, përballja do të jetë mes Hilë Currit dhe Hilë Kolës, në Dibër mes Ismail Ukës dhe besnik Halkut, ndërsa në Librazhd mes Shefki Çota dhe Aranit Lekës.

Në bashkinë e Fierit, demokratët dhe simpatizantët duhet të zgjedhin mes Etvar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj, ndërsa në Mat kandidojnë Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.

Përballja në Mirditë do të jetë mes Albert Mëlyshit dhe Aleksandër Lalës.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA