Dosja voluminoze e Prokurorisë së Posaçme nxjerr në pah se si çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur pushtetin për të ndërhyrë në lidhjen e kontratave shtetërore dhe në këmbim përfitimin e shumave të mëdha monetare.
Në dosjen hetimore që Konfidenciale e disponon, evidentohet nga njëra ana bashkëpunimi i ngushtë mes Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt për lidhjen e marrëveshjes mes Kompanisë CEZ dhe asaj DIA që drejtohej nga Ismailaj, për mbledhjen e borxheve të pa shlyera.
Në këmbim të kësaj Meta që në atë kohë mbante postin e ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës kë përfituara në kohë të ndryshme shumë monetare nga Ismailaj.
“llir Metaj, ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ-Pragë dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverise shqiptare, rrjedhimisht duke qenë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve nëpërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas. Këtë favorizim të shtetasit Kastriot Ismailaj rezulton se shtetasi Ilir Metaj e ka kryer kundrejt kërkimit apo marrjes së një përfitimi të parregullt prej shtetasit Kastriot Ismailaj”, thuhet në dosje.
Në dosje thuhet i Ilir Meta, i ka sugjeruar CEZ në Çeki qe te zgjidhte si kontraktor për mbledhjen e borxheve pikërisht shtetasin Kastriot Ismailaj.
Gjatë kësaj periudhe që pritej të lidhej edhe marrëveshja mes CEZ dhe DIA janë identifikuar të paktën 115 telefonate mes Ilir Metës e Kastriot Ismailiajn që provojnë lidhjen e tyre, ndryshe nga sa ka deklaruar Meta që nuk ka njohje me Ismailajn.
Po kështu, SPAK ka administruar një intervistë të bashkëshortes së Kastriot Ismailajt Vojsava Ismailaj që ka treguar se Meta ka marrë dhe kërkuar shumë monetare Ismalijat.
Dëshmia e Vojsava Ismailaj
“Ilir Meta kishte fushatën elektorale dhe erdhi te Kastrioti 300.000 (treqind mije) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para. Kastrioti nuk i dha, I tha që kuotën time te partia e kam paguar.
Në dosje zbardhet edhe roli I Monika Kryemadhit që ka ndikuar për lidhjen e një kontrate iterkonjeskioni mes kompanisë së Ardian Shatkut dhe një kompanie celulare.
Në këmbim Kryemadhi ka siguruar disa pagesa nga Shatku, përfshi bileta udhëtimi, blerje në një butik në San Marino si dhe pagesa për shkollimin e fëmijëve në Angli.
“Monika Kryemadhi, përveç ndikimit që ka ushtruar tek administratori I kompanisë celulare për lidhjen e kontratës, ka patur interes të informohet edhe për fitimin bruto që kompania e Ardian Shatkut realizon për çdo muaj”, thekson dosja.
Pas lidhjes së kontratës së interkonjeskionit ku në atë kohë është vënë në dijeni edhe Ilir Meta rezulton se Krymadhi ka përfituar rreth 70 mijë euro si pjesë e fitimit të kompanisë.
“Nga këqyrja që iu bë llogarisë bankare të Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 shtator 2014, Monika ka bërë blerje ne dyqanin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro. Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani, por karta përsëri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës “AMEX Black”, Adriani i është përgjigjur se kompania ka menduar se është vjedhur dhe duhet ta provojë sërish”.
SPAK ka zbuluar edhe mënyrën si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta paratë që siguronin përmes korrupsionit i mbulonin me kredi të marra në banka e që më pas shlyheshin nga e ëma, Fatime Kryemadhi.
“Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive, apo të pajustifikuara ndërkohë që në këtë periudhë kohore Ilir Meta akuzohet edhe për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare. Më pas është bërë shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit CASH pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, ose me deklarimin e burimeve të paqena sikurse është rasti i shumave të deklaruara si të përfituara nga Gentjan Sula, dhe është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro.”
SPAK ka zbuluar edhe rolin e babait të Erisa Xhixhos, që është lënë në arrest shtëpie Pirro Xhixho. Ky I fundit ka ndikuar në lidhjen e kontratës me kompanisë së Shatkut dhe kompanisë celulare. Xhixho për të gjitha lëvizjet që kryente vinte në dijeni Monika Kryemadhin.
“Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur bëhet fjalë për llir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “I madhi”.
Po kështu në dosjen e prokurorisë thuhet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro.