Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka cilësuar Shqipërinë partner strategjik të Turqisë.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Erodgan u shpreh se ndodhet në vendin mik të Turqisë.
“Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror. Vjet festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Marrëdhëniet tona shtrihen përtej në shekulli, sot thelluam më tej partneritetin tonë strategjik.
Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme, gjithashtu me deklaratën e përbashkët thekusan vendosmërinë tonë, për të avancuar bashkëpunimin me tre marrëveshjet që nënshkruam.
Ne i shohim nismat tona si hapaqë do rrisnin mirëqënien e popujve tanë.. Ramë dakord të vijojmë operimin ne shëndetësi, gjithashtu do ofrojmë mbështetje për FA në Shqipëri, partnerit tonë strategjik dhe aleatët tonë të NATO-s”, theksoi ai