Thursday, November 21, 2024

Shqipëria kërkesë për herë të dytë Turqisë për ekstradimin e Dritan Rexhepit

Shqipëria i ka dërguar këtë të mërkurë kërkesë Turqisë, për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua javë më parë në Stamboll.

“Njoftim! Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Drejtësisë.

Kjo është hera e dytë që autoritetet shqiptare i bëjnë kërkesë autoriteteve turke.

43 vjeçari, i cilësuar si koka e kartelit të drogës, u arrestua në Stamboll me një pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë