Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se ”Ballkani i Hapur ”do të jetë në pjesën më të shndritshme të historisë.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shqiptarë në Beograd pas konferencës së përbashkët me liderët e tre vendeve të Ballkanit të Hapur, Rama tha se të gjithë ata që e damkosin si Shqipëri, e konsiderojnë si Shqipëri të Madhe heqjen e kufijve, nuk i bëjnë përshtypje aspak, pasi e di vendin e kësaj nisme në histori.
Edi Rama: “Lidhur me kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balkani i Hapur ka mundësuar që ne të kemi realitet atë që prej vitesh është ëndërruar që të hiqet kufiri që s’e kemi hequr se nuk hiqet dot kufiri në konflikt të hapur me Serbinë se jo Serbia por ngrihet Uashingtoni e Brukseli dhe thonë Shqipëria e Madhe. Sot kjo është realizuar. Pra janë disa përparime të rëndësishme të natyrës diplomatike që Shqipëria ka bërë edhe në funksion të Kosovës Nuk duan ti shohin? Nuk duan ti kuptojnë? Duan ti damkosin si tradhëti? S’është problemi im, unë e di vendin në histori të Balkanit të Hapur nuk ka nevojë të ma tregojë njeri apo të më paralajmërojë njeri për rrezikun që vendi i Balkanit në histori të jetë në pjesën e errët të historisë. Vendi i balkanit të hapur në historinë e rajonit do jetë në pjesën e ndritshme të historisë së Balkanit.”