Shqipëria del me kokën lart nga “Fortuna Arena” dhe mban gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në “EURO 2024 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo ia kanë dalë t’i marrin pikën e artë Çekisë, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 57. Krejçi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Berishën. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, por më pas VAR-i i dha avantazhin vendasve.
8 minuta më vonë, djemtë tanë rikthyen baraspeshën. Nedim Bajrami realizoi një supergol në minutën e 65, teksa lëshoi në goditje spektakolare nga jashtë zonës.
Goal! | Nedim Bajrami | 🇨🇿 Czech Republic 1-1 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/HSlNxRHnr4
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 7, 2023
Me këtë barazim , Çekia mban vendin e parë me 8 pikë, ndërsa Shqipëria e ndjek në vendin e dytë me 7 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do të përballet me Poloninë në “Air Albania”, ku do të kërkojë të sërish një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë ëndrrën “Gjermani 2024”.