“Shqiponjat kuqezi” shumë afër për të rishkruar historinë. Shqipëria ka mundur me rezultatin e thellë 3-0 Çekinë në “Air Albania” dhe janë me njërën këmbë në “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
🇦🇱 In pole position 😎#EURO2024 pic.twitter.com/nm9Smk2f0S
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 12, 2023
45 minutat e para u mbyllën me fitoren e ekipit të Silvinjos me supergolin e realizuar nga Jasir Asani në minutën e 9.
Në minutën e 38, çekët realizuan pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil, i cili shtyu më dorë topin në rrjetë. Gjyqtari anuloi golin si dhe i tregon kartonin e dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Suçek për protesta.
Asani again! 🤯#EURO2024 pic.twitter.com/5RaLVnZ6JI
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 12, 2023
Taulant Seferi dyfishoi shifrat për kuqezinjtë në minutën e 52. Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me topin që shkoi te Seferi, i cili çoi topin në rrjetë. Edhe kontrolli me VAR-in nuk ndryshoi vendimin e fushës dhe kuqezinjtë festuan dyfishimin e shifrave.
Shqipëria trefishoi shifrat me Taulant Seferin. Këtë herë ishte një kundërsulm i Dakut, i cili dërgoi topin te ish-sulmuesi i Tiranëës, që realizoi edhe dopietën e tij personale në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Shqipëria mban e vetme vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Çekia renditet në vendin e 3 me 8 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë sërish në “Air Albania” më 17 Tetor përballë Bullgarisë, por kësaj radhe do të jetë një test miqësor dhe jo një ndeshje për kualifikueset e Europianit.

