Sunday, September 8, 2024

Shpërthimi i vullkanit në Islandë, paralajmëron vullkanologia: Mund të vazhdojë për disa shekuj

Vullkanologia Evgenia Ilyinskaya, e Universitetit të Leeds, ka thënë për BBC se imazhet që dalin nga Islanda pas shpërthimit të vullkanit, janë shumë të vështira për t’u besuar dhe shumë të vështira për t’u parë.

Ajo tha kjo pjesë e Islandës nuk ka pasur shpërthime për 800 vjet dhe hera e fundit që lava kërcënoi një qytet ishte 50 vjet më parë në 1973.

Kur u pyet se sa kohë mund të zgjasin shpërthimet, ajo paralajmëroi se kjo mund të vazhdojë për disa shekuj:

“Mendoj se të gjithë shkencëtarët që punojnë për këtë tani bien dakord që ne po hyjmë në atë që quhet ‘Zjarret e Reja të Rejkjanes’ dhe ky është një episod shpërthimesh shumë të shpeshta. Pra, ne po flasim për çdo disa muaj ose një herë në vit ose më shumë që mund të vazhdojë për disa dekada ose disa shekuj.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë