Friday, November 22, 2024

Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit të Zaporizhias do të ishte vetëvrasje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres deklaroi se është shumë i shqetësuar për luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhia në Ukrainën jugore dhe se çdo dëm i mundshën në impiant, do të ishte vetëvrasje.

Deklaratën, Guterres e dha gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe atë turk, Rexhep Tajip Erdogan në Lviv, shkruan BBC.

“Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres.

Ky ishte takimi i parë i Zelenskit me Guterresin që nga muaji prill, kur Kievi u godit nga disa raketa gjatë vizitës së shefit të OKB-së.

Erdogan shprehu të njëjtat shqetësime si Guterres, duke thënë ishte i shqetësuar për rrezikun e një tjetër katastrofe si ajo e Çernobilit.

Forcat ruse kanë pushtuar centralin bërthamor më të madh në Evropë, që nga fillimi i marsit, megjithatë, ai ende operohet nga teknikë ukrainas.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë