SHBA ka shpallur si të padëshiruar dy biznesmenët shqiptarë, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.
Njoftimi është bërë nga Departamenti i Thesarit në Uashington.
Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU e biznesmen dhe Ylli Ndroqi, pronar i një televizioni në Shqipëri, janë në mesin e 7 personave të tjerë nga Ballkani Perëndimor të shpallur non grata nga SHBA dhe cilësohen si kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon.
“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.