Saturday, June 28, 2025

SHBA heq pjesërisht sanksionet ndaj Iranit

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi heqjen e sanksioneve ndaj programit bërthamor civil të Iranit, në një hap teknik i nevojshëm që palët t’i kthehen marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Heqja e sanksioneve të vendosura nga administrata e Donald Trump në vitin 2020, “është thelbësore për të siguruar një marrëveshje të re për kontrollin e programit bërthamor të Teheranit, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Heqja e sanksioneve u lejon vendeve dhe kompanive të tjera të marrin pjesë në programin bërthamor civil të Iranit pa shkelur sanksionet e tjera të SHBA-së. Programi civil përfshin stoqet në rritje të vendit të uraniumit të pasuruar.

Administrata e presidentit synon që të gjitha palët të zbatojnë Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit të vitit 2015, prej të cilit u tërhoq ish-presidenti Trump.

Bisedimet e reja tani po zhvillohen në Vjenë me pjesëmarrjen e Iranit, Shtetet e Bashkuara, Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë dhe Rusisë. Ato kanë hyrë një fazë kyçe ku palët duhet të marrin “vendime kritike politike”, tha një zyrtar i lartë amerikan javën e kaluar.

Reagimet pozitive erdhën edhe nga Teherani.

“Heqja e disa sanksioneve, tregon vullnetin e mirë. Amerikanët flasin për këtë, por duhet ditur se ajo që shkruhet në letër është e mirë, por jo e mjaftueshme,” Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian, cituar nga agjencia e lajmeve ISNA.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë