Sunday, July 21, 2024

Sfida vendimtare/ EURO 2024, Shqipëria përballë Spanjës për kualifikimin historik

Shqipëria do të përpiqet të shkruajë historinë mbrëmjen e së hënës në Dyseldorf të Gjermanisë. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën, në një sfidë vendimtare për kombëtaren shqiptare.

Edhe pse në grupin B, të cilësuar si grupi i vdekjes, Shqipëria shihej si skuadra që nuk kishte pretendime, tanimë me pikën e marrë ndaj Kroacisë, janë rritur shanset për kualifikimin historik.

Me një fitore ndaj Spanjës, Shqipëria do të mund të kalonte në fazën tjetër, atë të 1/16-ave, çka do të ishte historike për vendin tonë.

Spanja do të ketë ndryshime në formacion, pasi e ka siguruar kualifikimin dhe kjo mund të jetë një ndihmesë e vogël për kuqezinjtë, megjithëse trajneri Sylvinho deklaroi në konferencën për shtyp, se skuadra do të jetë e përqëndruar dhe se do të luftohet për 3 pikët.

Stadiumi i Dyseldorfit pritet të vishet kuqezi, teksa të pranishëm për të parë ndeshjen do të jenë 35 mijë shqiptarë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë