Wednesday, December 25, 2024

Serbët u detyruan që t’i vendosnin barrikadat në veri, thotë Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë detyruar që t’i vendosnin barrikadat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve, mund të fillojë duke formuar Asosacionin dhe të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkoi Vuçiç në Instagram.

Ai shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë