Perëndimi po sponsorizon “terrorizmin bërthamor”, ka pohuar Rusia pasi autoritetet raportuan një sulm ukrainas në një qytet të vogël me një termocentral bërthamor.
Një dron i Kievit thuhet se goditi një ndërtesë banimi në qytetin Kurchatov të epokës sovjetike, i cili është ndërtuar në brigjet e një pellgu ftohës për termocentralin aktiv bërthamor Kursk, shkruan Sky News.
“Objektet kritike nuk u dëmtuan si rezultat i përplasjes së dronit dhe shpërthimit të tij pasues,” tha guvernatori lokal Roman Starovoit.
Incidenti tërhoqi një reagim të furishëm nga Ministria e Jashtme ruse duke pasur parasysh afërsinë e dronit me një central bërthamor.
“A po planifikojnë vendet që i furnizojnë ato dronë regjimit të Kievit të tërhiqen në Mars nëse ka një fatkeqësi bërthamore? Ata nuk do të kenë kohë,” tha me sarkazëm zëdhënësja Maria Zakharova.