Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë me qytetarët raportin që ka të bëjë me aplikimet e shqiptarëve për azil.
Duke ndarë të dhënat nga ky raport, kreu i PD-së, shkruan se një nga arsyet se përse njerëzit zgjedhin të largohen nga vendi është korrupsioni. Basha shton se masakra e 25 prillit nuk ka zgjidhur asgjë për shqiptarët, të cilët dita ditës kërkojnë azil në vendet e Europës.
Më tej kryedemokrati thotë se kjo katastrofë kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë.
”Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare.”, shkruan Basha në rrjetin social, Twitter.
1/2 Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. pic.twitter.com/26HnmBLVz5
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 20, 2021