Anëtari i Grupimit për PD-në, Bislim Ahmetaj ka deklaruar se Sali Berisha ka mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
I ftuar në ‘Repolitix’, Ahmetaj ka zbardhur disa nga hapat që Berisha pritet të ndjekë për t’i marrë partinë Lulzim Bashës.
Sipas Ahmetaj, demokratët do i nënshtrohen një referendumi që do të tregojë se sa e ka mbështetjen e bazës Lulzim Basha.
“Janë mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, rreth 20% e tyre janë jashtë atdheut, 20% e tyre nuk janë hiç. Shqipëria nuk e ka ligjin e referendumit, PD do e bëjë, ky referendum do tregojë se sa mbështetje ka Basha. Do ndryshojë statutin. Nuk do të sjellin zgjedhjen e një kryetari, por Komitet Tranzitor që do të ndryshohet statuti, që e para do jetë thirrja e një referendumi dhe referendimi do tregojë mbështetjen e Bashës. Në fillim ‘Foltoret’ u mendua që të mbahej në qarqe, po shumë rrethe kanë kërkuar që të mbahet”- tha Ahmetaj.