Rihapet katedralja e “Notre Dame” në Paris. Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë mbi 40 liderë botërorë.
Rihapja e katedrales ka bërë bashkë liderët botërorë.
Përpara ceremonisë, Presidenti Macron pati një takim me presidentin Trump kokë më kokë dhe më pas një takim trepalësh me Trump dhe presidentin e Ukrainës, Zelensky.
Notre-Dame inaugurohet pas 5 vitesh punë të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.
Në këtë ceremoni, është i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.