Saturday, December 21, 2024

Rama nuk komenton vendimin për dënimin e ish-ministrit të tij, Saimir Tahirit

Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar vendimin e gjykatës për të dënuar me burg ish-ministrin Saimir Tahiri.

Gjatë pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp, kreu i qeverisë tha se e ka ditur mirë se çfarë ka bërë kur ka udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe po të kthehej pas në kohë do të bënte të njëjtën gjë.

“Nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi, njëqind herë të kthehesha mbrapsht njëqind herë do të bëja të njëjtën gjë, por sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër me një rëndësi shumë të madhe dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë kështu që nuk do doja që të shfokusoheshim nga kjo çështje. Patjetër për çështje të tjera dhe për ecurinë e Reformës në Drejtësi do të kemi plot kohë të flasim”, tha Rama.

Saimir Tahiri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Vendimi është i formës së prerë dhe për këtë arsye, ish-ministri i Brendshëm është arrestuar dhe dërguar në qelitë e burgut 313.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë