Thursday, November 21, 2024

Rama: Nëse nuk ka konsenus, e zgjedhim vetë presidentin në raundin e katërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të presë deri në raundin e tretë për të zgjedhur një president konsensual, por nëse nuk do të ketë dakordësi me opozitën, atëherë mazhoranca do të duhet ta zgjedhë e vetme.

“Nëse do ketë ndonjë dëshirë nga pala tjetër që mesa duket nuk ka, ne nuk do të presim pa ezauruar atë mandat që na e jep kushtetuta”, tha Rama.

Gjaë një deklarate për mediat pas mbylljes së seancës plenare, Rama tha se mazhoranca ende nuk e ka një emër konkret për kreun e ri të shtetit.

Sipas tij, opozita nuk ka treguar qartësi, ide apo vullnet për t’u angazhuar në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Dihet që ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme për të kaluar raundin e parë, të dytë dhe të tretë. Ndërkohë që nuk më rezulton se ka ndonjë qartësim ide, apo vullnet nga ana e palëve të tjera për t’u përfshirë në proces deri tani”, u shpreh kreu i qeverisë.

Këtë të hënë ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në seancën plenare nuk u paraqit asnjë kandidaturë, ndaj dhe nuk pati votim.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë