Saturday, July 27, 2024

Rama në Forumin e Davosit: Shqipëria ende po përballet me sulm kibernetik

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se sulmi kibernetik nga Irani ishte shumë i rëndë, teksa nënvizoi se ditë pas dite ka sulme kibernetike ndaj Shqipërisë.

Sipas tij, u arrit që të shmanget zhdukja e sistemeve dhe humbja e të dhënave, çka ishte deh synimi i sulmit kibernetik.

“Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani, në mënyrë masive, shumë të rëndë. Sigurisht, bëmë më shumë vëmendje, në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga ekipi i Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë përpara sesa të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte. Dhe jemi ende të sulmuar, praktikisht ditë pas dite.

Në njëfarë mënyre, bekimi i teknologjisë na bëri të shihnim edhe anën tjetër, që është mallkimi i teknologjisë. Megjithatë, edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte edhe synimi i sulmit”, theksoi ai ndër të tjera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë