Thursday, November 21, 2024

Rama me Zelenskyn: Të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës, kombi shqiptar mbështet Ukrainën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kombi shqiptar mbështet Ukrainën kundër agresionit rus.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas përfundimit të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, Rama u shpreh se është i nderuar të mirëpresë një udhëheqës të rezistencës.

Rama shtoi se Shqipëria do e mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme dhe të ketë një paqe që zgjat.

“Është një moment shumë i veçantë për ne këtu në Shqipëri, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës, i cili në fakt nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal, por qëndron për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste që kërkojnë të ndëertojnë. I nderuar mik, jam shumë i kënaqur që sot parëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë me Ukrainën, për integritetin e vet territorial, për demorkacinë e saj.

Jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, institucionet, por para se gjithash, është i gjithë kombi, populli  i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën, në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë