Kryeministri Edi Rama bëri me dije se satelitët e Shqipërisë në orbitë, do të lëshohen në muajt mars dhe qershor në vitit 2022, konkretisht, ”Albania 1” dhe ”Albania 2”.
Ka qenë vetë Rama, i cili ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku dëgjohet të bisedojë me një ekspert të “Space X” në lidhje me planin e lëshimit të satelitëve.
Të dyja këto raste do të dëshmohen me video, siç u konfirmua dhe nga vetë eksperti që dëgjohet të bisedojë me Ramën.
Biseda mes tyre:
Edi Rama: Pra jemi këtu.
Eksperti: Korrekte, kjo është Space X Falcon 9 që lëshuam në qershor. ëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Ajo që po shikoni këtu është lëshimi në orbitë.
Edi Rama: Albania 1 kur do të jetë gati? Në Mars?
Eksperti: Në mars, do duket si kjo, do kemi video.
Edi Rama: Albania 2? Në qershor?
Eksperti: Korrekte.
Eksperti: Ky është shembulli i lëshimit të satelitëve. Kjo është pamja e orbitës ku do të lëshohen.
Edi Rama: Shqipëria në Orbitë, e pabesueshme dhe e vërtetë.