Monday, June 30, 2025

Qytetari pyet Ramën “nga të kemi”, Meta bën gallatë: As ai vetë se di (Video)

Një video e politikanëve shqiptarë është bërë virale së fundmi në rrjet.. Bëhet fjalë për një takim, në një kohë kur tashmë presidenti Ilir Meta, asokohe kryeministër shfaqej në shoqërinë e Edi Ramën, që mbante postin e Ministrit të Kulturës.

Gjatë takimit, i cili zhvillohet në shoqërinë edhe të ish-deputetit Pëllumb Shullazi, Kiço Blushit, Nikoll Lesit dhe një qytetari tjetër, Meta nuk i përmban batutat ndaj Ramës, ndërsa ky i fundit duket qartë se i bën të sforcuara.

Teksa qytetari e pyet Ramën “nga të kemi”, e menjëhershme është batuta e Metës, që përgjigjet “as ai vetë se di” dhe më pas qesh me të madhe.

Megjithatë duket se Meta ka pasur të drejtë, pasi vetë kryeministri në shumë dalje të tij publike, tregon për origjina nga Vunoi, Durrësi, Shkodra e Tirana.

Dialogu:

Ilir Meta: Si i thashë dje Nanos? I thashë do vijë te partia me Doklen dhe Ruçin. Të më kontrollojë partia çdo ditë i thashë.

Pëllumb Shullazi: Ti do me i lënë natë e ditë kështu…

Ilir Meta: (Qesh) Derisa të thotë u lodha… (Qesh) Ka hyrë edhe ky me shoqërinë civile tani. Ka rihyrë. Apo jo zoti Rama? Se ti e ngrite pak a shumë gati gjysmën e dollisë time domethënë. Shpërtheve edhe ti. U mendove, u mendove po…

Qytetari: Nga të kemi zoti Rama?

Ilir Meta: As ai vetë se di (Qesh me të madhe).

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë