Thursday, November 21, 2024

Presidenti i ri, Berisha: PS ka nisur punën për të blerë deputetë

Ish-kryeministri Sali Berisha pati një prononcim për mediat pas daljes nga seanca parlamentare. Berisha u shpreh se do të kërkonte një rezolutë për të denoncuar atë që e konsideron “akt mizogjenik” të kryeministrit ndaj gazetares Ambrozia Meta.

Berisha tha se do të ketë mbledhje të tjera të grupit parlamentar. Ai u shpreh se ideja e Komisionit të Rithemelimit është bashkimi në diversitet i partisë. Po ashtu, Berisha shtoi se PS do të dështojë me turp të madh nëse nuk njeh Komisionin e Rithemelimit dhe nëse vazhdon praktikën e blerjes së deputetëve.

Sali Berisha: Kjo ishte mbledhje normale me diskutime. Ideja jonë është bashkimi në diversitet. E vërteta është që procesi i kapërcimit i pasojave në bazë po ecën shumë mirë. Shfrytëzoj rastin dhe përgëzoj ata aktivistë, drejtues, qëndrore dhe lokalë që janë angazhuar në këtë proces.

Pyetje: Socialistët kanë nisur punën për propozimin e emrit të Presidenti të ri, por nuk njohin asnjë deputet nga Komisioni i Rithemelimit?

Sali Berisha: Do të thuash ti kanë nisur për të blerë deputetë, do të dështojnë me turp. Këtë ta kenë të qartë. Nuk e njohin grupin? Po nuk njohën grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes do të dështojnë me turp të madh.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë