Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga biseda që pati sot me fermerët e Lushnjes, të cilët ishin në protestë para Kuvendit.
Rama dëgjohet teksa bën bashkëbisedim me përfaqësuesin e fermerëve, teksa kanë rënë dakord për disa pika, por është kundërshtuar për disa pika të tjera.
Rama thotë se qeveria synon që pikat e grumbullimit të kenë një financim të përbashkët, ndërsa shton se shifrat e eksporteve sot vetëm rriten.
Rama u ka dhënë fjalën fermerëve se do të ketë sërish një takim më formal me ta, ku do të flitet më shumë, teksa u ka bërë thirrje se nëse kanë një plan më të mirë se të tyrin atëherë ta paraqesin dhe do ta flasin për ta vënë në funksion.
Pjesë nga biseda:
Rama: Të dy palët paskemi të njëjtin hallë, ai 6% nuk shkon te këta. Tani çfarë ka ndodhur, ne e kemi bërë deri tani dhe do e ndryshojmë sepse e para bujqit s’kishin pika grumbullimi, dalin në rrugë me karrocë me kalë, ose do shkonit në treg vet dhe pastaj dhe ju bënte të mos kishit asnjë lloj hapësire për të ruajtur.
Je për të mbijetuar sje për të bërë biznes. Ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën ka marrë mbështetje nga kjo qeveri në vite për ato investime që kanë bërë atje, që të bëjnë pikat e grumbullimit me një financim të përbashkët dhe ndërkohë rolin e agjentit të qeverisë për të çuar diferencën te ju nuk e kanë luajtur.
Fermeri: Situata është që ne kemi 2 vjet, këtë radhe janë bashkuar pikat e grumbullimit, 30 % e fermerëve nuk kanë porositur fidanë për të mbjelle këtë sezon, sepse krizat e tregut janë të paorientuara.
Rama: Po të ishte se gjendja do të ishte njësoj për të gjithë do kishe të drejtë por s’është. Sot ka shifra eksportesh që vetëm rriten. Nga 1 janari deri në 8 tetor janë më shumë se 1 janar i 2019 dhe 2020. Këtu është çështje organizimi dhe çuarje e parasë në drejtimin e duhur dhe jo në drejtimin që paraja ka devijuar. Janë 9 mln dollarë në një sektor që ka 3.5 mld në sektorin e bujqësisë. Unë po të them çfarë ka ndodhur me formulën e re. 9 mln të cilat ne nuk do ti japim në atë formë, sepse na devijonin nga grumbullimi dhe nuk i shkonin këtij. Për çfarë po protestohet këtu për këtë 9 mln dollarëshin?
Fermeri: Jo!
Rama: Më lër ta mbaroj. Ato lekë nuk do jepen në atë formë por nuk do të ikin nga bujqësia, do të shkojnë drejt për drejt te fermeri. Jo tek e tek do të shkojë te modelet që ndihmojnë këta mos dalin nën kosto dhe të bëjnë nga këto aventurat personale.