Friday, May 17, 2024

Pezullimi i katër zyrtarëve të Bashkisë Korçë/ Zbardhet skema e abuzimit, si i favorizonin disa biznese

Zbardhet një pjesë e skemës së abuzimit të 4 zyrtarëve të Bashkisë Korçë, tashmë të pezulluar, të cilët kanë favoriozuar 20 subjekte.

Sipas hetimeve, fillesa e abuzimit për 4 personat e marrë nën hetim për shpërdorim detyre, e ka që në dhënien e lejës së ndërtimit për këto objekte.

Megjithëse këto ndërtime kanë pasur destinacion ekonomik për qëllime biznesi, kryesisht hotelerie kanë paguar taksa për infrastrukturën si ishin ndërtime për qëllime banimi.

Sipas ekspertëve të krimit ekonomiko financiar, diferenca e taksave mes këtyre të dyjave është shumë e madhe. Për banim kjo taksë ështe 3 përqind e vlerës së investimit, kurse për qëllime biznesi taksa është 8 përqind. Pra diferenca është 5 përqind e vlerës së investimit.

Prokuroria e Korçës ka marrë nën hetim 4 drejtorët në Bashkinë e Korçës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe gjykata vendosi massn e sigurimit personal atë të detyrimit të paraqitjes për Zhaneta Lubonja, Drejtore e Urbanistikës; Ermal Gjermani, përgjegjës i zyrës së planifikimit dhe kontrollit të territorit në bashki; Olvis Petro, Specialist buxheti dhe Soniel Prifti, Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe tarifave vendore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë