No menu items!

Petkoviç: Po shqyrtojmë dërgimin e 1000 ushtarëve në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se në veri kanë hyrë 300 deri në 350 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ato të njësisë speciale.

Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po vazhdon me veprime të paligjshme dhe të dhunshme që synojnë pushtimin e veriut të Kosovës, shkruan N1.

Petkoviç bëri të ditur se Beogradi do të mendojë kthimin e deri në 1000 forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës siç parashikohet në Rezolutën 1244, veçanërisht nenin 4 të kësaj rezolute, si dhe nenin 6 të Aneksit 2.

“Vuçiç ka përsëritur shumë herë se ne nuk do të lejojmë një pogrom të ri të popullit tonë. Shpresoj që ata që duhet të reflektojnë me Kurtin ta kuptojnë këtë mesazh, sepse ne nuk do të lejojmë që populli ynë të vuajë. Le ta dinë ata në perëndim, kështu që nuk do të jenë të befasuar me vendimet tona, sepse nuk jemi ne që provokojmë dhe shkelim marrëveshjet, të gjitha këto i bën Kurti dhe dikush e lejon”, theksoi ai.

Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Në një njoftim të policisë thuhet se sulmi ka ndodhur reth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA