Tre shqiptarë janë dhunuar barbarisht në Mal të Zi. Të rinjtë kanë treguar shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup para se të futen në spital.
Për rastin reagoi më herët ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se kishte kërkuar informacion të detajuar nga autoritetet malazeze.
Pas disa orësh, në një tjetër reagim zyrtar ministri falenderoi kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajiç i cili ka reaguar për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Herceg Novit, atje ku shqiptarët janë dhunuar nga 8 persona të veshur me uniforma ushtarake.