“Sulmi gjatë natës i Rusisë në qytetin portual të Odesës në jug të Ukrainës ishte një “përpjekje patetike për hakmarrje”.
Kështu deklaroi të hënën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në mediat sociale, shkruan CNN.
Ministria pretendoi se Kremlini po i përgjigjej sulmit ukrainas ndaj selisë së Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të premten.
Ushtria e Ukrainës pretendoi se sulmi i Rusisë në Odesa ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar, pasi kishte në shënjestër trupat dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë furnizimin me energji elektrike.
Ministri i Energjisë i Ukrainës tha të hënën se rreth 1000 konsumatorë ishin pa energji elektrike. Një “fushatë riparimi në shkallë të gjerë” është duke u zhvilluar, sipas ministrisë dhe inxhinierët vazhdojnë të përgatisin sistemin energjetik për sezonin e ngrohjes dimërore.