Tuesday, June 3, 2025

PD prezanton programin/ Një ditë pas hapjes së fushatës, tubim në Pallatin e Kongreseve

Partia Demokratike prezantoi programin e saj elektoral, në një tubim në Pallatin e Kongreseve.

Tubimi u zhvillua një ditë pas hapjes së fushatës elektorale.

Edhe në prezantimin e programit, krah Berishës u shfaq drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita.

LaCivita: Një fitore për Berishën është fitore për çdo familje shqiptare

Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita mbajti fjalën e tij në tubimin që kjo forcë politike mbajti në Pallatin e Kongreseve, për shpalosjen e programit.

LaCivita deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha ka një plan të vërtetë, për familjet shqiptare dhe të rinjtë.

“Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh. Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare. Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump. Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi. Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet. Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. Faleminderit! Fitore! Fitore!”, theksoi ai.

Në fund, fjalën e mori kryedemokrati Sali Berisha.

Berisha prezanton programin/ Berisha: Janë dashur 3 vite për krijimin e programit madhështor
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se janë dashur 3 vite, për krijimin e programit të kësaj force politike, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Nga Pallati i Kongreseve, ku u mbajt një tubim për prezantimin e programit, Berisha tha se ky program, është më i miri që ka pasur vendi në 34 vite.“Ky kuvend është i një rëndësie historike, për Shqipërinë, për shqiptarët, për transformimin e saj, për dekadat që vijnë. Dy ditë, Shqipëria përjeton një festë të vërtetë, përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit. Sot, ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Ndonëse kundërshar politik, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, ose më mirë, projekti i tij është dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar. Kopja mbetet kopje, nuk shitet, nuk pranohet. Sot, unë jam këtu për t’i kërkuar çdo qytetari, të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht, u kërkoj shqiptarëve që mbajnë nën vete ëndrrën e largimti nga Shqipëria, të dëgjjonë këtë alternativë që sjell PD, më të rëndësishmen në 34 vite. janë 3 vite të plota për të hartuar projektin e Shqipërisë Madhështore. Atë dita unë mora një vendim, unë nuk rikthehesha për pushtet, as pasuri, as luks. Nuk kam qenë i interesuar për to, as në rininë tim. I jam kthyer betejës për dinjtetin tim”, deklaroi ai.

Berisha prezanton programin/ Berisha: Do bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri

Kreu demokrat, Sali Berisha deklaroi se PD do bëjë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, në tubimin në Pallatin e Kongreseve, për prezantimin e programit të PD, Berisha tha se në 12 vite, vendi humbi rininë.

“Po ti je e keqja vetë. Ku ka sy të keq që të sheh ty, ti je e keqja më e madhe. A të keqe më të madhe se atë që i largon nënës, djalin dhe vajzën nga shtëpia për rrugët e botës?Po a ka të keqe më të madhe për një zonjë, për një grua, për një motër, se t’u largosh burrin nga shtëpia për të siguruar kafshatën? A ka të keqe më të madhe se ti që me bullizmin tënd ke nxitur dhunën kundër grave? E ka me borxh të përrallisë për çdo gjë, po se flet një fjalë kurrë një grua dhunohet, se flet një fjalë kur një grua vritet barbarisht. Kurrë ndonjëherë nuk keni për ta dëgjuar. Po pse? Sepse në thellësinë e tij ai ka një arkaizëm, ai është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Dhe u garantoj se gratë dhe vajzat shqiptare do jenë ato të cilat me 11 maj do i presin biletën, do e nisin aty ku e meriton. Miqtë e mi, programi ynë i Shqipërisë Madhështore, po të kishte një emër të dytë, do ishte programi i rinisë shqiptare.

Në 12 vite, 600 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria. Në 12 vite, Shqipëria po humbet ëndrrën e vet. Vilson Blloshmi, një poet i pavdekshëm, Shqipërinë në diktaturë e krahason me Saharanë, dhe thotë Saharaja ëndrra nuk ka, Saharaja nuk ëndërron. E vërteta është se në narkodiktaturë, ëndrra po i ikën Shqipërisë. Ëndrrat po i ikin çdo ditë. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri. Do bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, çatinë e tyre, për biznesin e tyre. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm këta që janë këtu, por dhe ata që kanë ikur, të rikthehen në dheun e tyre dhe të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri. Të kthehen dhe t’i japin Shqipërisë të ardhmen që meriton. Ndaj dhe programi ynë ka në themel mbështetjen e fuqishme për rininë shqiptare.”, theksoi ai.

 “Kemi më pak mjekë se vendet e BE”/ Berisha: Rrogat e mësuesve, do jenë më të lartat në rajon

Kreu demokrat, Sali Berisha deklaroi se do të përmirësojë shërbimin shëndetësor, nëse vjen në pushtet.

Gjatë fjalës së tij, në tubimin në Pallatin e Kongreseve, për prezantimin e programit të PD, Berisha tha se Shqipëria ka më pak mjekë se vendet e BE.

Berisha shtoi se rrogat e mësuesve, do jenë më të lartat në rajon.

“Shqipëri Madhështore nuk mund të ketë me shëndetësi të rrënuar. Qytetarët shqiptarë meritojnë të gjithë kujdesin shëndetësor, të gjitha mjetet më të mira, meritojnë të trajtohen si qytetarë europianë. Edi Rama tund pasaportën e çjerrë të Europës, por po të ndalemi tek krimet kundër njerëzimit dhe baterdinë që ndodh në Spitalin Onkologjik. Miq, sa kohë ka që situata dramatike në spital është bërë publike? Të paktën mbi një vit. Kurse qeveritarët nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin paratë e ilaçeve, kurse të sëmurët mbeten në kthetrat e sëmundjes pa mjekime, pa ilaçe, në mëshirë të fatit. Treguesit e shëndetit, treguesit e sistemit janë në rënie të lirë. Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak për frymë se në vendet e BE. Sot infermierët dhe mjekët vetëm largohen nga Shqipëria. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u zotuar para shqiptarëve, se shëndetësia moderne, se kujdesi shëndetësor i nivelit më të mirë, se dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, se pajisja me aparaturat më moderne, është zotimi ynë.

Pa shëndetësi nuk ka Shqipëri Madhështore. Natyrisht Shqipëria Madhështore nuk mund të ndërtohet me një shkollim, në të cilin dijet bien në pikiatë. Pësuan sipas testit të fundit të PISA-s, rënien më të madhe në botë,. Ne ringritjen e arsimit do e kemi përparësi të të gjitha përparësive. Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojmë në mësues për fëmijët tanë. Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon. Nuk do ketë rrogë nën 1500 euro. Teknologjia e informacionit do jetë në çdo shkollë kudo që ndodhet. Nxënësit dhe studentët shqiptarë do bëhen konkurrues me moshatarët e tyre kudo në botë. Ne dhamë një provë, e gjetëm në fund, por bëmë ngjitje vertikale. Dhe prapë do bëjmë ngjitje vertikale. Asgjë nuk na pengon ne të ndërtojmë në Shqipëri një arsim cilësor”, theksoi ai.

Berisha: Pas 100 ditëve të para të qeverisë sonë, nuk do të ketë më të varfër

Kreu demokrat, Sali Berisha deklaroi se pas 100 ditëve të qeverisjes demokratike, në vend nuk do të ketë më të varfër.

Gjatë fjalës së tij, në tubimin në Pallatin e Kongreseve, për prezantimin e programit të PD, Berisha tha se do të vendoset minimumi jetik 200 euro në muaj.

Ndaj dhe kemi vendosur 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të jetë më në varfëri ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj,

“Këta janë qindra mijëra. 57 përqind e pensionistëve janë me pension jo të plotë. Studentët, të papunët, njerëz me ndihmë ekonomike, jetimët. Të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj. Të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorit. Të gjithë këta do marrin energjinë me 7 lekë. Të gjithë këta do kenë listën e Italisë të rimbursuar 100 përqind si ilaçe. Pra, a nuk bëhemi kështu më të njerëzishëm? A nuk bëhemi ne më të drejtë? Po se çfarë bëjmë ne në fund të fundit? Ne kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju. Nuk i merr Lubi Balluku për të larë makinën 10 mijë euro në muaj. Nuk i merr Edi Rama me Erion Veliajn 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Nuk shpenzohen 21 milionë euro për avion taksi. Nuk ndërtohen më rrugë me çmim 10 herë më të madh se në vendet përreth. Po ato para vijnë tek ju. Vijnë rroga, pensione, kujdes shëndetësor, cilësi arsimi. Nuk bëjmë asgjë tjetër, por këto që duken të veçanta, janë detyrime morale, ligjore për çdo qeveri konservatore”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë